U arrestua për rryshfet, reumatologu Fitim Marku shtrohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

U arrestua për rryshfet, reumatologu Fitim Marku shtrohet në spital

Mjeku reumatolog Fitim Marku i cili u arrestua në flagrancë duke marrë para në këmbim të shërbimit, ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mjeku mësohet se ka pësuar ishemi cerebrale.

Seanca për gjykim ishte caktuar të mbahej sot në orën 10:00 ndërsa për shkak të gjendjes shendetësore pritet të zhvillohet në ambjentet e QSUT, raporton gazetarja e Ora News Keti Banushi.

Mjeku reumatolog u arrestua më 23 shtator 2022 dhe bashkë me të u shoqërua dhe një mjeke si dhe një infermier.

"Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këta shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë." njoftoi atë ditë policia. 

Një ditë pas operacionit, me policë të maskuar e të armatosur rëndë në spitalin e Traumës, u lanë të lirë mjekja dhe infermierja ndërsa në qeli mbeti vetem mjeku reanimator, Fitim Marku, i cili u arrestua pasi mori 20 mijë lekë të ofruara nga një agjent i infiltruar që u hoq si i afërm i një pacienti që kërkonte të bënte skaner.

EMISIONET