FOTO/ Adrola Dushi shkëlqen në Turqi, fotot me stil veror “pushtojnë” rrjetin!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2026, 14:59

Modelja shqiptare Adrola Dushi po shijon disa ditë pushimi në Turqi.

Nga atje ka ndarë me ndjekësit fotografi që kanë tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.

E veshur me stil veror dhe në formë të shkëlqyer fizike, Adrola është shfaqur pranë detit, duke marrë komplimente të shumta nga fansat për paraqitjen e saj elegante dhe natyrale.
Fotot e publikuara janë pëlqyer dhe komentuar gjerësisht, duke konfirmuar edhe një herë se Adrola mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më të pëlqyera të showbizit shqiptar.


