Përplasen dy makina te rruga e "Elbasanit", plagosen tre persona, pamje nga vendngjarje
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave.
Policia bën me dije se, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona.
Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ora News, ka siguruar dhe pamjet nga aksidenti.


