U kap me rreth 5 mln euro kokainë, dënohet me 12 vite burg shqiptari në Angli

Një trafikant drogë me origjinë shqiptare, i cili u përfshi në pazare kokaine me vlerë më shumë se 4.7 milionë euro në vetëm tre muaj, është dënuar me 12 vjet burg në Londër.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se bëhet fjalë për, Fatjon Kurti, 34 vjeç, i cili përdori platformën e koduar të komunikimit EncroChat për të blerë të paktën 58 kg kokainë midis 26 marsit dhe 2 qershorit 2020.
Kurti u arrestua më 25 nëntor të vitit të kaluar.
Ai kishte krijuar një kompani frontale të quajtur E&T Catering, e cila ishte regjistruar në shtëpinë e tij në përpjekje për të shmangur zbulimin, megjithëse nuk ekzistonte si një biznes kateringu funksional
EncroChat u “thye” në vitin 2020 nga një partneritet ndërkombëtar i zbatimit të ligjit.
Megjithëse nuk ka identitete reale në EncroChat, oficerët vërtetuan se Kurti ishte Botarrota pasi të dhënat e vendndodhjes për telefonin Encro treguan se ai funksiononte kryesisht në Londër.

