Përmet/ Ishte larguar nga banesa para 4 ditësh, gjendet i mbytur 58 vjeçari në lumin Vjosë

Përmet/ Ishte larguar nga banesa para 4 ditësh, gjendet i mbytur 58

Një 58-vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa më 18 qershor është gjetur i mbytur pasditen e sotme (22 qershor) në lumin Vjosë .

Bëhet fjalë për shtetasin A. P, trupi i të cilit është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

“Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.”- njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET