Përmbyset kamionçina në Fushë Milot, shkaktohen vetëm dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 11:02
Një kamionçinë është përmbysur në rrugë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene pranë urës së Matit në Fushë Milot. Mësohet se kamionçina po udhëtonte në drejtim të Shkodrës kur është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punonjësit e mirëmbatjes në Milot dhe policia kanë bërë të mundur largimin nga rruga të mjetit.