Përcillet për në banesën e fundit pasi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, gazetari i Namir Lapardhaja

Gazetari Namir Lapardhaja është përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare.
Homazhet në nder të tij u zhvilluan në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” në Berat, ku familjarë, miq dhe kolegë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën.
Atmosfera ishte e rënduar, ndërsa të pranishmit kujtuan jetën dhe punën e tij.
Lapardhaja ndërroi jetë një javë më parë në Gjermani, pas një ataku kardiak.
Pas homazheve, kortezhi mortor u drejtua për në varrezat e Burdulliasit në Berat, ku u zhvillua ceremonia e varrimit.
Me ndarjen e tij nga jeta, gazetaria humbi një zë të ri dhe të përkushtuar.


