PD kërkon ndryshimin e ligjit për koncesionet, Tabaku: Kanë marrë dhe persona e rekorde kriminale
Akuzat për problemet me kontratat koncesionare në shqipëri ka vënë në lëvizje si opozitën dhe mazhorancën.
Deputetja e PD Jorida Tabaku ka kërkuar ndryshimin e ligjit duke theksuar se ende personat që kanë shkelur ligjin apo marrëveshjen vazhdojnë të përfitojnë, e për këtë nuk munguan as rastet konkrete.
"A marrin sot persoant që kanë rekorde kriminale koncesione? Ka patur raste që kanë marrë. Kjo qeveri ka 10 vite që thotë se ligji i pullave fiskale është i korruptuar. E ka marrë ky apo ai individ. Distancohuni atëherë, hapni një garë për pullat fiskale. Pse sillni në parklament shtyrjen e afatit po për të njëjtën kompani, " tha ajo
Thelbi i ndrryshimeve sipas saj është vendosja e garës dhe zbulimi i pronarëve përfitues, duke sjellë në vëmendje dhe prezencën e Oligarkut rus Oleg Deripaska.
"Qeveria shqiptare ka dhënë gara publike, koncesione, PPP, statusin e investitorit strategjik edhe për kompani ruse, të vendosura në listën e të sanskionuarave," tha ajo.
Koncesionet e naftës po ashtu u konsideruan problematike.
"Pse duhet që në garat publike në një sektor të veçantë ne të kemi një monopol të tillë. Pse nuk ka garë tek nafta," tha ajo.
Madje shumë marrëveshje nuk dihet as sa fonde kanë marrë.
"Rruga e Arbrit, a e dinë deputetët e kuvendit të Shqipërisë sa ka kushtuar. Kam një vit e gjysmë që dërgoj shkresa sa ka kushtuar Rruga e Arbrit. Është një kontratë që është bërë me 1 milion kate.
Kanë shkuar shtesat e kontratës më shumë se kontrata. A ka informacion publik? A është transparente kjo kontratë? Askush, as qeveria po ta pyesësh nuk e di," tha ajo.
Edhe pse argumentet nuk u kundërshtuan shumica në komision rrëzoi propozimet duke theksuar se qeveria kërkon më shumë kohë për të rishikuar ligjin dhe për ta përafruar me legjislacionin e Bashkimit Evropian.