Kryetari i bashkisë Mallakastër i dënuar 3 vite burg në Greqi, e kap dekriminalizimi

Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismaili, rezulton i dënuar me 3 vjet burg në vitin 1998 në Greqi. Qerimi ka mashtruar në formularin e vetëdeklarimit, e si rrjedhojë pritet heqja e mandatit të tij.

Mallakastra pritet t'i shtohet listës së bashkive pa kryetar. Qerim Ismaili, i cili u mori mandatin e  kryebashkiakut në zgjedhjet e njëanshme të 30 qershorit 2019, rezulton te jete subjekt i ligjit te dekriminalizmit.

Ai ka fshehur të dhënat ne formularin e deklarimit, ndërsa pas hetimit rezulton te jetë i dënuar me 3 vite burg në Greqi në vitin 1998.

"Zyra Kombëtare Interpol informon se gjurmët e gishtave janë krahasuar dhe kanë rezultuar të panjohura në bazën e tyre të të dhënave. 

Lidhur e vendimin penal të përmendur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme në kërkesën për informacion, ka sqaruar se ky shtetas është dënuar në mungesë me 3 vjet burgim me vendimin nr.9,10,11, datë 25.02.2000 në ishullin Mitilini, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë, disa të arrestuar për plagosje.

Qerim Ismailaj nuk është arrestuar për arsye se është shtruar në spital si pasojë  e disa plagëve të marra në trup. Megjithatë ai është dënuar si i përfshirë në këtë incident," shkruhet në vendimin për miratimin e rezultateve të verifikimit për subjektin Qerim Ismailaj të firmosur nga prokurori Sokol Stojani.

Hetimi për Qerim Ismailin, nisi në janar të  vitit 2020  pas denoncimit te Partisë Demokratike.

Në atë kohë krybashkiaku kishte hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar të pa vërteta.

"Unë punoj si kryetar, kam deklaruar formularin e dekriminalizimit. Në shtator të 2009 kam filluar punë si mësues në shkollë," ka thënë Ismailaj.

Precedenti i Fshehjes së të dhënave, më parë i ka mjaftuar Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, t'i heqë mandatin disa deputeteve apo të zgjedhurve vendor.

Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Qerim Ismailaj, si kryebashkiak i Mallakastrës.

Kryetari i bashkisë Mallakastër i dënuar 3 vite burg në

Kryetari i bashkisë Mallakastër i dënuar 3 vite burg në

Kryetari i bashkisë Mallakastër i dënuar 3 vite burg në

EMISIONET