Pas debateve me Nikollën, deputetët e PD pranë Berishës braktisin sesionin parlamentar

Pas debateve me Nikollën, deputetët e PD pranë Berishës

Pas debateve në sesionin parlamentar që po zhvillohet ditën e sotme (17 janar 2022) deputetët e PD, mbështetës të ish-Kryeministrit Sali Berisha kanë braktisur seancën  dhe janë larguar nga parlamenti.

Duke folur për mediat jashtë seancës, deputeti Flamur Noka tha se kushdo që mbështet dhe njeh shoqatën e bravave dhe shulave tregon që është histori pengmarrjeje.

Noka: Çdo institucion është informuar dhe po informohet që Partinë Demokratike me mandat të Kuvendit e përfaqëson vetëm Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. Kushdo që mbështet dhe njeh shoqatën e bravave dhe shulave tregon që është histori pengmarrjeje, është marrëdhënie mes pengut dhe pengmarrësve. Ne po flasim për një demokraci, ne nuk po flasim për një dikataturë. Në demokraci vullneti i shumicës prevalon. Pengu mund të jap vulën me qera dhe ai që e ka marrë me qera mund ta përdorë, por demokratët nuk e njohin atë vulë, por vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Deputetët, Flamur Noka, Edmond Spaho, Luan Baçi Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, kanë debatuar me Kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit i ka njoftuar se janë përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

Ata i janë drejtuar Nikollës se nuk ka kompetencë  që ajo të japë një njoftim të tillë pasi nuk ka lidhje me situatën politike brenda PD.

Po ashtu ata i kanë drejtuar një letër Nikollës ku i kanë kërkuar që të mos e shyqrtojë kërkesën e Lulzim Bashës.

EMISIONET