"Pas 30 vitesh në Shqipëri dështoi aksioni antikomunist", Ndregjoni: Kur po binte Muri i Berlinit në Shqipëri varej poeti në mes të Kukësit
Në Uashington është hapur një muze kushtuar viktimave të komunizmit. Në këtë muze mungon një stendë e Shqipërisë ku të ekspozohen krimet e diktaturës.
Këtë fakt Kryetari i Unionit i Integrimit të Burgosurve dhe të Perndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni e konsideron si një lajm tw hidhur për shoqerinë shqiptare.
Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai u shpreh se kjo gjë është e qëllimshme dhe tregon se pas 30 vitesh në Shqipëri dështoi aksioni antikomunist.
Besim Ndregjoni: Ky është një lajm i hidhur për shoqerinë shqiptare. Lajm i keq, papërgjegjshmëri e politikës dhe shtetit shqiptar. Shqipëria është shteti i parë në botë që ka pasur krime njëlloj si nazixmi gjatë pushtetit të Enver Hoxhës. Si mund të mohosh që në Shqipërinë Komuniste kur binte Muri i Berlinit në Shqipëri varej poeti në mes të Kukësit, Havzi Nela. Dhe të mungojë Havzi Nela, të mungojë spaçi. Si mund të mungojë këneta e Maliqit. Si mund të mungojnë vrasjet e intelektualëve duke filluar nga Musine Kokalari, shkrimtarë poet. Si mund të hesht ky shtet, si mund të heshtë intelekti, kur pushteti 30 vjeçar pasi i ka fshirë këto krime në Shqipëri do ti fshijë dhe para botës.
"Është e qëllimshmë. Është turp që pas 30 vitesh në Shqipëri dështoi aksioni antikomunist", u shpreh Ndregjoni.

