Haxhimali: Demokratët borxhlinj ndaj qytetarëve, këto muaj vendimtar për PD

Agron Haxhimali ekspert për pushtetin vendor, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë në një intercvistë për ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se demokratët janë borxhlinj shumë të mëdhenj ndaj qytetarëve. Sipas  Haxhimalit opozita duhet të jetë më insistuese duhet të hedhi hapa më të shpejtë pasi këta muaj janë vendimtar për PD.

Agron Haxhimali: Reforma Territoriale për Partinë Socialiste nuk përbën asnjë problem. Po e bënë reformën më rajone mirë, po nuk e bënë nuk ju prish asnjë punë. Problemin e kanë demokratët, demokratët janë borxhlinj shumë të mëdhenj ndaj qytetarëve se e bojkotuan reformën kur nuk desh bojkotuar, bojkotuan zgjedhjet e 2019 që nuk duheshin bojkotuar. Në këtë drejtim mendoj që opozita duhet të jetë më insistuese duhet të hedhi hapa më të shpejtë. Këto muaj janë vendimtare, opozita duhet t'ju thotë qytetarëve që ky është modeli që funksionon dhe i jep pushtet votës tuaj. Ju ndërton institucione me të zgjdhurit tuaj, do jeni më të përfaqësuar.

"Kjo është e mirë dhe për maxhorancën, por janë dyshues. Fakti që janë shumë të ndarë, secili shkon në skajin e vet kam merakun që nuk do të arrijnë gjuhën e përbashkët", u shpreh Haxhimali.

EMISIONET