Partizanët e fundit: 93-vjeçari kujton kohën e luftës për çlirimin e atdheut

Në atë kohë të rinj e adoleshentë ndërsa sot të moshuar, kujtojnë vitet e vështira të luftës. Haxhi Murataj sot 93 vjeç është një prej partizanëve të fundit, të cilët ishin në ballë të luftës, dhe sot kremtuan 78 vjetorin e Çlirimit.

Në dorë mban foton kur ishte partizan.

Aso kohe 15 vjeç, sot 93, Haxhi Murataj doli këtë 29 nëntor në Elbasan për të festuar Çlirimin.

Thotë se ato vite nuk kanë qenë të lehta për shqiptarët.

"Një pjesë të madhe të shokëve i kam humbur në luftë. Moshatarët e mi kanë humbur jetën në luftë. Tmerr ka qenë, të zhveshur, pa bukë. Bridhnim mal më mal. Unë se harroj kurrë atë," thotë ai.

Në Lezhë një grup qytetarët nga shqipëria dhe Kosova e festuan bashkë Çlirimin.

Të mbledhur me kuaj e me makina paraluan rrugeve të qytetit, duke përcjellë mesazhin e bashkimit, ndërsa dy qeverive iu kërkuan politika kundër shpopullimit.

78 vjetori i Çlirimit u festua në të gjithë vendin nga zyrtarët, ndërsa përsëri Partia Demokratike bojkotoi festimet pasi këtë ditë ata e përkujtojnë me 28 nëntor.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Partizanët e fundit: 93-vjeçari kujton kohën e luftës

EMISIONET