Boiken Abazi kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Tiranë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvedosje për Qarkun e Tiranës, Bojken Abazi, ka kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Abaza tha se kanë grumbulluar fakte për shkeljet që janë bërë dhe bënme dije se ankesën në lidhje me rastin në fjalë do e dorëzojnë në KQZ të hënën e javës së ardhshme.
Postimi i plotë:
Bazuar mbi faktet që po grumbullojmë mbi shkeljet në Qarkun Tiranë në lidhje me ankesën që do të dorëzojmë në KQZ / KAS ditën e hënë, ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës.
Boiken Abazi ishte kandidat i Qarkut të Tiranës pë Lëvizjen VetVendosje në zgjedhjet e 25 Prilli ku arriti të marrë 2993 vota, të cilat nuk i shin të mjaftueshme për të siguruar një post në Kuvend.


