PD bën gati dosjen në KAS, do kërkojë të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në 9 qarqe

PD bën gati dosjen në KAS, do kërkojë të shpallen

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Partia Demokratike do t’i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shpallë të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe të vendit.

Burimet i thanë Ora News se PD po përgatit dosjen me prova që do i dorëzohet këto ditë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në dosje,  PD do të dorëzojë provat për parregullsitë e zgjedhjeve në  9 qarqe, mes tyre Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Kukës .

Burimet thonë se dosja me prova pritet të dorëzohet në KAS të dielën.

EMISIONET