Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Një qendër e fuqishme ciklonare në Veri–Verilindje të kontinentit sjell reshje të dendura dëbore në Balltik dhe Europën Lindore, ndërsa reshje shiu dhe stuhi ere priten në Europën Qendrore.

Ballkani paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu. Nën masa ajrore të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe pak vranësira  mbeten gadishulli Iberik, ishujt Britanikë dhe brigjet e Detit të Zi

Do të njihemi tani me kushtet e motit për vendin tonë.

Sipas MeteoAlb: Paraditja sjell vranësira të shpeshta, kryesisht në veri dhe qendër, me reshje të pakta shiu.

Pasditja dhe nata shtojnë vranësirat, duke gjeneruar shira me intensitet mesatar, Temperaturat e ajrit variojnë nga 6°C në 25°C. Era do te fry e fortë nga jugu mbi 100 km/h, me dallgëzim ne det  mbi 7 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit për ditën e nesërme ne Europe, Një sistem i fuqishëm vranësirash godet Ballkanin, duke sjellë reshje intensive dhe erëra të forta.

Balltiku dhe Europa Lindore priten me reshje shiu dhe dëbore me intensitet të lartë. Skandinavia, ishujt Britanikë dhe vendet perëndimore mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira te lehta.

Do të njihemi tani me kushtet e motit për vendin tonë.

Sipas MeteoAlb: Një stuhi ciklonare sjell vranësira dhe reshje që në mëngjes, më intensive në veri dhe qendër, shoqëruar me shtrëngata.

Pasditja dhe nata intensifikojnë reshjet në të gjithë vendin, me rrezik përmbytjesh.Temperaturat variojnë nga 7°C në 22°C. Era do te fry e fortë, mbi 85 km/h, me dallgëzim deri 6 ballë.

 

EMISIONET