Integrimi në BE/ Geron Kamberi: Negociatat dhe hapja e grupkapitujve deri në 2027, një proces i përshpejtuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 15:52
Në studion e OraNews ka qenë i ftuar eksperti i çështjeve të integrimit Geron Kamberi për të folur rreth negociatave për integrimin në Bashkimin Europian si dhe hapja e grupkapitujve.
Kamberi është shprehur se pas metodologjisë së re së zgjerimit të grupkapitujve, Shqipëria nuk ka hasur “ngërç” në këtë proces.
Gjë që ka shmangur tejzgjatjen e procesit përtej vitit 2027.
Ai e ka cilësuar këtë proces si të përshpejtuar në ecurinë e integrimit në BE.

