Paralajmërim nga Shoqata e Transportit Urban: Nëse nuk plotësohen kërkesat do të operojmë dhe më pak se 20% të flotës
Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban , Dashnor Memaj, thotë se nëse nuk plotësohen kërkesat që shoqata e transportit i ka bërë institucioneve përkatëse, atëherë ata do të operojnë me më pak se 20% të flotës.
Në një intervistë me gazetaren e Ora News, Sonila Musai, Memaj thotë se transporti urban nuk mund të funksionojë, nëse ka vetëm humbje.
Memaj: Duke pasur humbje nuk jemi në gjendje që të operojmë. Nuk jemi në gjendje që të paguajmë naftën,lënda bazë e jona duke qenë se nafta kohët e fundit e kemi parë vetëm për tetorin ishte rritur diku tek 6 herë çmimi që është elementi fillestar i nisjes së kostove. Mosvënia dorë e plotësimit të kushteve ekonomike flota e autobusëve nuk do shkojë jo vetëm me 20% por do të shkojë edhe më pak se 20%.


