Transporti në Tiranë, qytetarja: Kushtet në autobusë skandaloze , ka shumë vonesa
Linja urbane në Tiranë mbetet një fenomen shqetësues për qytetarët që përdorin transportin publik.
Me përgjysmimin e flotës së urbaneve në muajin tetor situata është përkeqësuar.
Në një intervistë më gazetaren e Ora News, Enxhi Musai , një qytetare që përdor transportin publik thotë se kushtet në autobusë janë skandaloze dhe se ka shumë vonesa.
Qytetarja: Unë udhëtoj me linjën Teg-Tiranë, 2 stacione autobusi janë hequr fare nuk shkojnë. 30 minuta rrimë këtu
Gazetarja: Po kushtet brenda?
Qytetarja: Po deshe të jap dhe video,është skandal. Kam video në telefon të tmerrshme se si mbushen autobusët. Është skandal
Gazetarja: Kur thua të tmerrshme, çfarë nënkupton?
Qytetarja: Nënkuptoj se me një autobus janë 300 veta. Pandemia është, maska s'ka asnjeri është skandaloze. Del nga puna rrimë 1 orë për të shkuar në shtëpi. Autobusët rrinë në çdo stacion nga 10 minuta. Është shumë skandaloze./Ora News/
-
-
Samiti për klimën rrezikon të përfundojë pa marrëveshje
12 Nëntor, 10:56


