PAMJET/ Prej një jave kanë bllokuar rrugën, tensione mes banorëve dhe policisë në Mamurras

Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras prej një jave kanë mbajtur të bllokuar rrugën në lagjen e tyre.

Në paraditen e sotme në dhjetëra forca policore nga Drejtoria e Qarkut Lezhë po tentojnë të krijojnë një marrëveshje me banorët për të hapur rrugën, ndërkohë ende mbahet e bllokuar.

Janë këta banorë të cilët kanë mbajtur në disa raste të bllokuar këtë aks, në të cilën kalojnë mjete të tonazhit të rëndë, duke shkaktuar mjaft  probleme për banoret.

PAMJET/ Prej një jave kanë bllokuar rrugën, tensione mes

Më herët Majlinda Cara, kryetare e Bashkisë së Kurbinit premtoi rehabilitimin në këtë aks, ndërsa ende asnjë investim.

Prej vitesh mbetet shqetësim për banorët e kësaj lagjeje qarkullimi i autonjeteve  të tonazhit të lartë, që shfrytëzojnë inertet në kodrat e qytetit të Mamurrasit.

EMISIONET