Pamje nga aksioni për fortifikimin e Kryeministrisë, shtyllat e ndriçimit u lyen me graso

Në prag të protestës, kryeministria nisi mbrëmjen e sotme fortifikimin e dyerve dhe dritareve të godinës ku në orët e pasdites së nesërme pritet të mblidhen me qindra qytetarë.

Dera kryesore dhe dritaret u veshën me llamarinë të fortifikuar, për të mos lejuar protestuesit të hyjnë brenda selisë së qeverisë.

Gjithashtu shtyllat e ndiçimit janë lyert me graso dhe sipër tyre janë vendosur megafonë.

Njoftohet se vetë kreu i Qeverisë nuk do të jetë në zyrë ditën e protestës, pasi ai do të jetë në Vlorë deri në mbrëmje, por masat i mori që mëngjesin e së mërkurës.

Kërpudhën e rindërtuar pas shkatërrimit të së parës nga protestuesit e dikurshëm të opozitës, Rama e zhvendosi nga lulishtja në hyrje të kryeministrisë.

Policia ka  palnfikuar që ditën e protestës të angazhohen 1200 forca.

Ekipet e rendit do të qëndrojnë ne formë kordoni, më pas do të janë ato të Shqiponjave e ndërsa grupet e FNSH do të pozicionohen disa metra më poshtë.

Disa grupe kontrolli do të qëndrojnë në hyrje të kryeqytetit.

Synimi është evidentimi i çdo automjeti të dyshimtë për armë zjarri, sende të forta si dhe lëndë piroteknike.

Për pikasjen e këtyre personazheve, departamenti i rendit dhe sigurisë publike po bashkëpunon me drejtoritë vendore.

Në këtë proteste të angazhuar do të jenë edhe oficerët e Antiterrorit.

Agjentët e këtij sektori do të vëzhgojne personat që kanë dyshimë për prirje terroriste.

EMISIONET