Pamje apokaliptike, Fieri ‘pushtohet’ nga tymi i djegieve të plehrave

Për të tretën ditë me radhë qyteti i Fierit, rrethinat dhe bashkitë e tjera kufitare janë mbuluar nga tymi prej zjarrit që ra në fushën e mbetjeve që ndodhet në fshatin Sheq të Madh. Zjarri filloi paraditen e së martës, ndërsa tymi mbuloi qytetin e Fierit dhe bashkitë fqinje.

Siç shihet në video tymi ka mbuluar Fierin, duke krijuar një situatë kaotike dhe të padurueshme në qytet.

Zjarri është shuar ditën e sotme, por megjithatë qyteti ende është I mbuluar nga djegia e mbetjeve, duke u kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Situata mbetet problematike, për shkak të gazrave të rrezikshëm që po përhapen pas djegies së mbetjeve, të favorizuar edhe nga era. 

 

EMISIONET