Sërish drogë në Portin e Durrësit, kapet 7.25 kilogramë kokainë

Një tjetër sasi lëndë narkotike kokainë, është sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit.

Policia bën me dije se në vijim të operacionit të koduar "Rada", është sekuestruar 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Kokaina është gjetur kontejnerët e kompanisë "Alba Exotic Fruit

“Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontejnerë për llogari të kompanisë "Alba Exotic Fruit", u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.”- njofton policia e Durrësit.

Kjo është e 3 herë që kësaj kompanie e gjendet kokainë brenda një muaji.

Më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë. Po ashtu në vijim të këtij operacioni në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë.

Ndërkohë dhe pasditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie  lëndë narkotike kokainë.

 

EMISIONET