Paloka: Protesta e nesërme është i fillimi i një stine protestash që si fund do kenë rrëzimin e Ramës

Deputeti Edi Paloka është shprehur se protesta e ditës së nesërme do të jetë fillimi i një stine protestash që në fund të kenë rrëzimin e qeverisë Edi Rama.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, është shprehur se këto protesta nuk është organizuar vetëm nga partitë politike por nga një masë e gjerë e gjerë e shoqërisë.

Edi Paloka: Unë për disa arsye të mia personale, nuk u bëra dot pjesë e grupit të organizimit të kësaj proteste, por e sigurtë është që protesta e nesërme është vetëm fillimi i një stine protestash që si fund do të kenë padiskutim,  rrëzimin e kësaj qeveria dhe kthimin e lirive dhe të drejtave reale të shqiptarëve. E keqja sot ka vetëm një emër, dhe është Edvin Rama. Fillimi i këtyre protestave dhe organizimi i tyre, që është organizuar jo vetëm nga PD por i atij që tashmë ka marrë emrin fronti i shpëtimit kombëtar, pra i një pjese shumë më të gjerë të shoqërisë shqiptare që përfshin jo vetëm partitë politike të opozitës por edhe  një pjesë të mirë të shoqërisë civile, grupimeve dhe qytetarëve, që kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie, por deri më sot nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur.

Ai tha se tashmë PD është e gatshme që të marrë rolin që i takon, ndërsa theksoi se ata nuk do të jenë vetëm pjesëmarrës por organizatorë të formave të ndryshme të protestës të cilat do të zhvillohen dhe në vijim.

Edi Paloka: PD mendoj se është e gatshme që të marrë rolin që i takon, një rol që duhet ta kishte prej kohësh. Protesta nesër është vetëm hapi i parë drejt një rruge që ka vetëm një fund dhe ky është rrëzimi i kësaj qeverie. Ne do të jemi jo vetëm pjesëmarrës, por organizatorë të formave nga më të ndryshmet të protestë. Do jemi gjithë kohën në aktivitet dhe do të kemi larmi protestash, jo thjesht protestat që do të organizohen në shesh dhe që do jenë kulmi i protestës, por një larmi protestash. Ndryshimi vjen vetëm me rrëzimin e kësaj qeverie. Kjo qeveri që tregon që ka 9 vjet që tregon që nuk ndjek aspak interesin e qytetarëve por vetëm interesin e saj.

Teksa ka thënë se në vendin tonë ka një keqqeverisje, u shpreh se zotësia e vetme e Edi Ramës është korrupsioni.

Edi Paloka: Rama ka vetëm një zotësi, është korruptuesi më i madh që mund të ekzistojë ndoshta në të gjithë Evropën. Ai ka dal mbanë edhe me opozitën shqiptare dhe me një pjesë të diplomacisë. Opozita s’ka qenë e keqorientuar, por qëllimisht e lëshuar në rrugë të gabuar me protesta dhe me revolta që nisnin pa ditur se ku do të përfundojnë. Protestat me Bashën fillonin dhe nuk mbaronin kurrë ashtu siç duhej të mbaronin.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET