Protesta e 7 Korrikut, Braimllari: I bindur se do kalojë pritshmëritë politike, qytetarët do na mbështesin masivisht

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka folur në lidhje me protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme (7 korrik).

Në një intervistë për Ora News, Braimllari tha se ka shumë arsye për të protestuar ndërsa theksoi se protesta do i kalojë pritshmëritë politike.

Sipas tij 7 Korriku do jetë fillimi i një sërë protestash që do të mbahen në vend.

Endrit Braimllari: Besoj se 7 Korriku do të jetë një protestë qytetare, ku do i bashkohen shumë qytetarë. Ajo çka unë marrë si mesazh nga qytetarët në të gjithë vendin, ka të bëjë me faktin që ka shumë arsye se përse qytetarët duhet të protestojnë më korrik.  Ajo çka unë kam bindjen është se protesta do të kalojë pritshmëritë politike. Duhet të jenë qytetarët që ta mbështesin masivisht këtë protestë. Besoj se 7 Korriku do të jetë një fillim i një sërë protestash që do të mbahen në vend, por edhe një fillim për të bërë të mundur vazhdimësinë e muajit që vjen.

EMISIONET