NDOTJE, PAPASTËRTI DHE BETON/ Turistët e huaj të pakënaqur nga Tirana

Pushues që vijnë nga kryeqendrat europiane e shohin me ekzotizëm Tiranën tonë, gjatë kalimit tranzit për në jug a veri. Megjithatë janë të vëmendshëm ndaj mbetjeve urbane nëpër rrugë dhe ndërtesave pa kriter.

Disa të rinj nga Austria kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet, por teksa janë kthyer nga jugu ku kanë vizituar Ksamilin, Syrin e Kaltër, Gjirokastrën që u kanë mbetur në mendje, janë zhgënjyer në Tiranë.

Teksa kanë vizituar “Shtëpinë me Gjethe” për tu njohur më shumë me historinë e vendit nuk u ka pëlqyer aspak papastërtia në kryeqytet.

“Papastërtia, mbetjet e hedhura dhe po, në të gjithë vendin nëpër rrugë është kudo me plehra,” u shprehën dy turistë të huaj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dy turistë të tjerë hungarezë kanë ardhur gjithashtu për të shijuar bukuritë e vendit, por mbetjet janë i njëjti problem edhe për ta.

“Po mbetjet, shumë plehra dhe mbeturina ka vërdallë,” thanë ata.

Tiranën më së shumti e përdorin si transit, për të shkuar në jug a very, por edhe këtyre pushuesëve holandezë nuk u kanë shpëtuar pa vënë re ndërtimet e shumta në qytet.

“Jam i surprizuar nga qyteti, por mesa shoh, ka shumë ndërtime,” thotë një prej tyre.

Ndonëse ka ardhur vetëm për dasmën e mikes së saj, kjo vajzë nga Londra ka të njëjtën kritikë për ndërtimet.

“Në Tiranë ka shumë ndërtime që e bën qytetin të duket sikur nuk ke të veçantë çfarë të bësh. Por mbase kur të kthehemi dhe të ketë disa ndërtime të përfunduara do të duket mirë, më turistike dhe gjëra të tilla,” thotë ajo.

Edhe pse kanë vetëm 1 ditë në Tiranë, këta dy pushues nga Danimarka kanë një kritikë edhe për qendrën e qytetit.

“Në fakt na pëlqen sheshi, por jo uji, pasi shiko unë kam veshur atlete…” thotë ai.

EMISIONET