Ora News siguron videon: Ja momenti kur kamioni shemb mbikalimin e këmbësorëve në Shkodër
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2023, 13:57
Ora News siguron videon në momentin kur një mjet i tonazhit të rëndë shemb mbikalimin e këmbësorëve e quajtur ura e Baçallekut.
Në pamje dallohet që mjeti i tonazhit të rëndë teksa po kalon rrugën dhe shemb urën por që fatmirësisht pa shkaktuar ndonjë tragjedi.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Shkodër në të cilën tashmë e kanë proceduar penalisht.