"Ora News ndër TV më të shikuara" Shima: Jemi përballur me presione politike por dëgjohet zëri i qytetarëve
Televizioni “Ora News”, shënon sot 16 vjetorin e nisjes së transmetimeve!
Brahim Shima drejtori i Informacionit të RTV Ora në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli mbi ecurinë e televizionit në këto vite.
Shima thotë se televizioni është përballur jo pak herë me sulmet politike por gjithsesi ia ka arritur të jetë zëri i së vërtetës si dhe t'ju vijë në ndihmë qytetarëve.
Brahim Shima: Është nisur si një televizion që synoi lajmin e fundit e më pas hap pas hapi duke ndjekur problemet e qytetarëve dhe për t'ju dhënë zgjidhje problemeve. Ky problem është përballur jo pak herë me presionet politike. Ai që sulmohet më shpesh o e bën punën mirë. Në gazetari sulmohet ai që bën punën mirë.
Si është të punosh në një televizion informativ?
Brahim Shima: Gjithmonë në kontakt me lajmin dhe për të qenë sa më të shpejtë dhe të saktë. Bashkëpunimi me stafin na bën të jemi sa më pranë të vërtetës. Puna është e ngarkuar 24 në kntakt me lajmin e fundit apo duke sjallë lajmet që ndodhin duke dhënë gjithnjë informacion. Ke ët bësh me një staf të gjerë.
Ku e gjen veten Ora News?
Brahim Shima: Si biznes e gjen në një luftë për të qenë sa më shumë në tregun e informaconit për të qenë të parët në këtë lloj televizioni. Linja editoriale ka qenë ndryshe nga ai zyrtari që paraqitet rëndomt sot në rrjetet sociale e dikur në deklaratat për shtyp. Nëse do të jenë të gjitha televizionet duke dhënë atë që tregohet nga zëri zyrtar nuk do të jetë gazetari si duhet asnjëherë. Hap pas hapi televizioni është zhvilluar.
Si është situata e gazetarisë sot?
Brahim Shima: Gazetaria është një profesion i vështirë, gazetari duhet të hyjë aty ku askush nuk guxon të hyjë. Gazetari është gjithmonë në trysni me kohën. Dikur ishte më e vështirë për qasjen që kishe në informacion, sot këtë gjë e gje në moment një material. Vështirësitë janë në kohë të ndryshme. Ka raste që sot informacioni kërkophet të censurohet. Ka raste kur burimi nuk është i saktë dhe pastaj duhet të korigjosh situatën. Fake News pastaj është problem kur nëj gazetar shpërndan një lajm të pavërtetë dhe besoj që këtë e eleminon tregu.
"Ne kemi gjetur një frym të gazetarëve që kërkojnë një frymë të shprehur pa frikë. Sado që një drejtues të përpiqet të drjtojë gazetarët në një vetëcensurim do të përpiqet që ta transmetojë lajmin. Në këto vite ja kemi dalë. Ne jemi rënditur shpesh në ekranet më të shikuara.", tha Shima.
Uroj që Ora News dhe RTV Ora të vazhdojë sa më gjatë dhe mediat të jenë sa më pranë qytetarëve dhe të publikojnë lajmin ashtu siç është.


