Operacioni “Tempulli”, Balla: 417 të arrestuar dhe proceduar penalisht

Operacioni “Tempulli”, Balla: 417 të arrestuar dhe proceduar

Ministri i brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se në kuadër të operacionit “Tempulli” janë arrestuar dhe proceduar penalisht 417 persona.

Në një postim në rrjetet sociale Balla tha se “këta persona janë arrestuar e proceduar penalisht për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike”.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente duke ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe atyre psikotrope.

Operacioni kombëtar “Tempulli” ka vijuar intensivisht të gjithë vendin duke bërë të mundur arrestimin/procedimin penal të 417 personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike”, shkruan Balla.

Sipas statistikave të publikuara nga Balla janë sekuestruar 3.7 kg kokainë , 631 kg kanabis sativa, 50 l drogë sintetike, 37 automjete si dhe janë kontrolluar 398 banesa.

EMISIONET