Gati ndryshimi i ligjit për “Mjekësinë ligjore”/ Mjekët e ekspertizës me mbrojtje nga shteti
Mjekëve të ekspertizës do t’i garantohet mbrojtje e posaccme nga nga shteti. Në projektligjin e ri, të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila është publikuar për konsultim publik, garantohet paprekshmëria në raste rreziku për jetën për shkak të detyrës apo kërcënimeve.
Madje në ndryshimet e bëra edhe emërimi i tyre nuk do të vijë më me konsultim mes institucioneve. Gjithccka do të kalojë nga vetë Ministri i Drejtësisë i cili do të ketë detyrën të përcaktojë edhe numrin e tyre
Pagat e mjekëve të ekspertizës do të përcaktohet në bazë të natyrës së përgjegjësisë që kanë, ndërsa nuk mund të jetë më e ulët se paga mujore e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë.
Një tjetër ndryshim në ligjin e hartuar është edhe ndalimi i ushtrimit të profesioneve të tjera njëkohësisht.
Për sa kohë që një mjek ligjor vijon të ushtrojë detyrën e tij, ai nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër politike, shtetërore apo profesionale, që realizohet kundrejt pagesës.
Ndërkaq, ekspertët nuk mund të refuzojnë kryerjen e një autopsie përveç rasteve kur gjendet në kushte papajtueshmërie, konflikte interesi apo ka një pengesë ligjore.