“ONE” i padisponueshëm në Lezhë, banorët në fshatin Bërzan në kërkim të valëve të kompanisë

Të shumtë janë qytetarët që ankohen për kompaninë telefonike One. Në fshatin Bërzan të lezhës banorët thonë se është sfidë për ta të gjejnë vale celulare. Ndodhur në këto kushte mbulimi me internet për ta është çështje luksi.

Të komunikosh në celular në fshatin Bërzan të Lezhës thuajse është e pamundur.

Në fshatin i cili ndodhet 20 km larg qytetit të Lezhës dhe pak m larg lumit Mat, është sfidë që të gjesh valë telefonike.

"Disa i varin në drunj dhe nuk komunikim dot. Ai telefon ka mbetur se me atë komunikojmë. Dalim në majë të malit për valë."

Problemet me rrjetin, janë kthyer në një shqetësim serioz në kohën kur celularët janë domosdoshmëri.

"Telefoni nuk punon fare, sikur të jetë mesjetë."

Të ndodhur në këtë situatë interneti i'u duket çështje luksi.

"Nuk ka se nuk kap fare valë."

Edhe pse janë ankuar disa herë pranë kompanisë celulare ONE problem i tyre nuk ka marrë asnjëherë  zgjidhje.

"Ku të ankohemi, se jemi ankuar 100 herë, nuk na e ka vënë re veshin askush."

Mungesa e kushteve minimale për të jetuar kanë bërë që banorët të largohen nga aty duke e lënë fshatin me 50 familje.

EMISIONET