Të moshuarit e braktisur nga shteti, çifti Pajo nuk ka fëmijë, pensioni nuk u mjafton as për ilaçe

Të moshuarit janë edhe më të dhimbshëm kur nuk kanë fëmijë që të kujdesen për ta në pleqëri. I tillë është fati i çiftit Pajo që jeton në zonën e Kombinatit e mbahet me pensionin i cili nuk mjafton as për ilaçe. Por veç të gjithash ata kërkojnë ndihmë nga strukturat shtetërore për një strehë.

Isa dhe Natasha Pajo kanë 33 vite martesë dhe fati deshi që të mos kenë fëmijë.

"S'kemi fat. Jetojmë kot, për një copë bukë."

Mungesën ja ndiejnë edhe më tepër në këtë moshë.

"Kush do të na e qajë hallin ne."

Të dy jetojnë në rrugën “Haki Stërmilli” në zonën e Kombinatit.

Mbahen me pensionin, që nuk ju mjafton as për të blerë ilaçe.

"Nuk del as për ilaçe se jemi të dy me ilaçe."

Për të fituar disa të ardhura më shumë, Isai del para portës se shtëpisë dhe shet kaushë me fara luledielli.

"Me fara te dera."

Shtëpia u është mbuluar nga lagështia dhe myku.

"Për të fjetur gjumë se nuk kemi kushte ose ambient që të jetosh si njeri, jo si kafshë."

Brenda pothuajse gjithçka mungon.

Isai 78 vjeç dhe Natasha 73 shpresat i kanë tek ne, se mos shteti i ndihmon t'i akomodojë në një shtëpi me kushtet minimale që të kalojnë pleqërinë.

EMISIONET