Nxënës nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë pasdite teknologjie në Këndin Amerikan në Tiranë
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe për të çuar përpara të drejtat dhe mirëqenien e personave me aftësi ndryshe në të gjitha sferat e shoqërisë.
Anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA pritën së fundmi nxënës nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Këndin Amerikan në Tiranë për një pasdite teknologjie.
Të rinjtë zbuluan mjete teknologjike, përfshirë syze të realitetit virtual, IA, përpunimin e fotografive, printimin 3D, si dhe lojëra të tjera teknologjike.
Këshilli Rinor pati mundësinë të mësojë më shumë për shqiptarët me aftësi ndryshe dhe rëndësinë e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.
Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA është një grup udhëheqësish të rinj që punojnë me zell për t’i shërbyer komunitetit të tyre dhe për të formuar të ardhmen e Shqipërisë për të gjithë.