“Nuk të intereson Butrinti” Tabaku -Ramës: Askush nga PD nuk sulmoi fondin amerikan

“Nuk të intereson Butrinti” Tabaku -Ramës: Askush nga PD

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama duke thënë se këtij të fundit nuk i intereson  Butrintin.

Ajo ka sqaruar se askush nga Partia Demokratike nuk i ka dalë kundër fondit amerikan, pretendim që më parë e kishte Rama.

Më tej ajo tha se kush mbron aferat korruptive do të mbajë përgjegjësi.

Jorida Tabaku: Teknika ke kamuflazhit e hedhjes së fajit ndodhi edhe sot. Askush nga PD nuk ka sulmuan fondin amerikan. Por nëse është përdorur është problem i tij, Rama foli për fondin por jo për Butrintin.

E njejta kompani kishte marrë një përgjigje ndryshe më parë dhe në shkurt vendimi ndryshoi për një investim strategjik.

Nga 21 lejet e dhëna, kater janë në zona të mbrojtura. Pse jepen zonat e mbrojtura për këto investime?

Aeroporti i Vlorës ishte zonë e mbrojtur. Duhet diskutuar pse u mbajt dosja sekrete.

U sulmua opozita që e ka fajin për çdo të keqe, veçse për Butrintin.

Këtu duket të diskutonim për të një kërkesë për ngritjen e një komisioni për investimet strategjike nga deputetët socialistë. Pse jepen vendime pas vendimesh për një ligj që është krijuar për të sjellë investime të huaja dhe s’i ka sjellë. Që të eleminojmë konfuzionin, kush nga ne nuk mbron aferat korruptive do mbajë përgjegjësi. Atij i intereson leja jo fondi amerikan.

EMISIONET