DETAJI/ "Viktima nuk ishte vetëm në makinë," dyshime se autori është larguar drejt Kosovës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kolës mbrëmjen e 27 shtatorit në Pukë.

Gazetari i Ora News Bepin Kolvataj informon se viktima nuk ishte vetëm në makinë, por me një familjar i cili dhe e ka dërguar në spital.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Viktima nuk ka qenë vetëm, por me një person tjetër, një familjar i tij i cili e ka dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës dhe më pas në spitalin e Shkodrës. Ai nuk raportohet të ketë pasur lëndime nga të shtënat," tha Kolvataj.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes Maltin alias Anton Gjini dhe vijon marrja në pyetje e familjarëve dhe ekspertiza në vendngjarje.

Për shkak se ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale, pranë fshatit Qafë Çelë, Pukë, e vështirëson kapjen e autorit teksa dyshimet janë se ai mund të jetë larguar drejt Kosovës.

Gazetari raporton se dëshmia e personit që ishte në makinë është e rëndësishme për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

Ndërkohë si autori dhe viktima nuk rezultojnë me precedent të mëparshëm penal dhe as nuk dihet burimi i konfliktit të tyre, duke shtuar këtu se të dy familjet e tyre banojnë në Lezhë.

DETAJI/ "Viktima nuk ishte vetëm në makinë," dyshime se

EMISIONET