Noka: Shqetësuese që 6% e demokratëve kanë besim te Rama, janë mbështetës të Bashës
Analisti Artan Hoxha dhe Flamur Noka kanë komentuar sondazhin e RTV Ora Neto, se sa besim kanë shqiptarët tek Edi Rama si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?
Hoxha është shprehur se vëmendje i kanë tërhequr 6% e demokratëve që kanë mbështetur Kryeministrin Edi Rama.
Artan Hoxha: Më tërhoqën vëmendjen se mes mbështetësve të PD është një 6% që thotë shumë dhe mjaftueshëm besim tek Edi Rama, kjo më duket shifër interesante. Te demokratët shoh pozitive ndaj Ramës ndërsa te socialistët negative. Nuk është pak që 6% e votuesve demokratë e vlerësojnë pozitiv kryeministrin nuk është pak.
Ndërkohë Noka ka thënë se shifra 6% e shqetëson ndërsa shton se këto persona mund të jenë mbështetës të Bashës.
Flamur Noka: Kjo % më shqetëson, por mund të jenë % e mbështetëtsve të Bashës.
Mbi 52 % e të anketuarve në sondazhin e RTV Ora e Noto janë përgjigjur se nuk kanë aspak besim, ndërkohë 20.7% kanë shumë besim.
Ndërkohë 15.4% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë mjaftueshëm besim, ndërsa Pak kanë 11.3%.
48.9% e zgjedhësve të PS janë përgjigjur se kanë shumë besim, ndërsa vetëm 3.7% nuk kanë fare besim, kundrejt 37.6% të cilët kanë mjaftueshëm besim.
Zgjedhësit e PD, 82.3% nuk kanë aspak besim, kundrejt 2.1% që kanë shumë besim në qeverisjen Rama.

