Sondazhi i Noto & RTV Ora: 52% e shqiptarëve nuk kanë besim te Rama

Sa besim kanë shqiptarët tek Edi Rama si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Mbi 52 % e të anketuarve në sondazhin e RTV Ora e Noto janë përgjigjur se nuk kanë Aspak besim, kundrejt 20.7% që janë deklaruar se kanë Shumë besim.   

Ndërkohë 15.4% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë Mjaftueshëm besim, ndërsa Pak kanë 11.3%.

Rama ka humbur ndjeshëm besimin tek zgjedhës që nuk kanë votuar në 2021 apo dhe të partive të tjera.  

Mes socialistëve Rama vazhdon të mbetet një lider politik me besim të madh, ( 86.5 %) por ka dhe një 9.8 % e socialistëve që kanë pak besim dhe 3.7 % që nuk kanë fare besim. 

Zgjedhësit e PD, 82.3% nuk kanë Aspak besim, kundrejt 2.1% që kanë Shumë besim në qeverisjen Rama.

11.6% kanë votuar se kanë Pak besim, ndërkohë që vetëm 4% kanë Mjaftueshëm.

Interesante janë zgjedhësit e LSI nga të cilët 41.5% kanë votuar se kanë Aspak besim, ndërsa 58% kanë Pak.

Këtu keni të gjitha rezultatet e sondazhit RTV Ora & Noto:

Ndërkohë vetëm 0.1% e zgjedhësve të LSI kanë Shumë besim në qeverisjen Rama, ndërsa 0.4% besojnë Mjaftueshëm.

Të dhënat e sondazhit u komentuan mbrëmjen e 23 nëntorit 2021 në studion e emisionit "Ora e Betit". Në panel të ftuar ishin deputetët demokratë Flamur Noka dhe Roland Bejko dhe analistët Artan Hoxha, Elvis Iljazaj dhe Ergys Mërtiri. 

Sondazhi i Noto & RTV Ora: 52% e shqiptarëve nuk kanë besim te

EMISIONET