“Njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit” ekspertja Meta: E dimë cilat bashki kanë marrë para kot e s’kanë bërë asgjë

Ekspertja e proceseve zgjedhore Gerta Meta  thotë se disa bashki kanë marrë [ara por nuk akne bërë asgjë, madje dihet se cilat janë ato.

Gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren besmira Pelushaj  teksa foli për reformën territoriale dhe atë zgjedhore tha se ato duhet të shkojnë paralelisht.

Gjithashtu Meta shprehet se e rëndësishme është që bashkitë të jenë efektive.

Gerta Meta: Për ti shërbyer një qëllimi të përbashkët si Reforma zgjedhore dhe territoriale duhet të kishin të njëjtin ritëm që të punojnë paralelisht.  Jo reforma që njëri i bie gozhdës e tjetri i bie patkoit. Nëse ne themi që në 61 bashki 10 kanë dështuar e PD kërkon të shtojë bashkitë, bilancin e kapaciteteve të bashkive nuk e bën dot secili në mënyrë të pavarur. Ne të gjithë e dimë cilat janë bashkitë që kanë marrë para kot dhe nuk kanë bërë asgjë. Të mos kemi vëmendje te numeracioni i bashkive por te fakti se sa bashki efektive janë dhe sa të aftë për të menaxhuar. Është një moment që palët kanë nevojë për një reformë zgjedhore apo territoriale.

“Jemi në pjesën e kalkulimeve politike ndaj kemi një reformë territoriale të dështuar se nuk ka qenë për ti shërbyer njerëzve por është parë se si mund të fitojnë. Nëse vijohet me këtë ritëm  dhe mungese të dëshirës për dakordësi dhe përgjegjësi është dështim total dhe përgjegjësi e politikës që këto dy reforma nuk duan ti bëjnë.”

EMISIONET