Një vit pa Martinin / Halimi: Shoqëria i injoron ngjarjet e dhu*ës mes fëmijëve
Në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, u trajtua sot tema “Një vit pa Martinin… Çfarë duhet të ndryshojë në shkolla, në familje dhe në shoqëri?!”, në kujtim të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën një vit më parë pas një konflikti mes bashkëmoshatarëve.
E ftuar në studio ishte Arbjola Halimi, psikologe klinike, e cila analizoi situatën sociale dhe psikologjike të fëmijëve pas kësaj tragjedie, duke ndalur vëmendjen te klima e frikës dhe mungesa e reagimit të strukturuar në nivel shoqëror.
Në fjalën e saj, Halimi ngriti shqetësimin se megjithëse raste të tilla trondisin opinionin publik, shoqëria shpesh tregohet e pavëmendshme për t’i adresuar në mënyrë të thellë dhe të vazhdueshme.

