Hila: Edhe shkollat e reja në Tiranë po funksionojnë me dy turne

I ftuar në emisionin “Epiqendër” moderuar nga gazetarja Sonila Musai, Aneo Hila, prind foli me shqetësim për gjendjen e shkollave në kryeqytet.

Gjatë intervistës, Hila tha se ngjarje tragjike si ajo e Martin Canit duhet të shërbejë si alarm për institucionet.

Ai theksoi se situata në shkollat e Tiranës është shumë problematike, duke e konsideruar atë të paimagjinueshme për kohën në të cilën jetojmë.

Sipas Hilës, edhe në shkollat që janë ndërtuar të reja fëmijët mësojnë me dy turne.

 

EMISIONET