Një në ikje, tjetri në ardhje, Meta takohet me Begajn: I uroj suksese në detyrën e lartë!

Një në ikje, tjetri në ardhje, Meta takohet me Begajn: I uroj

Një në ikje dhe tjetri në ardhje. Presidenti aktual, Ilir Meta dhe ai i zgjedhur nga Kuvendi, Bajram Begaj janë takuar ditën e sotme në presidencë.

Takimi është bërë me dije nga vetë Meta i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto me Begaj, ku shkruan se i ka uruar suksese për detyrën e re.

Meta: Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z. Bajram Begaj dhe t'i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve.

Kujtojmë se Bajram Begaj u zgjodh president me 78 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër më 6 qershor në Kuvend.

Ishte dekreti i Metës për lirimin e tij nga detyra si kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura që i hapi udhë zgjedhjes së tij.

EMISIONET