Një muaj nga aksidenti i frikshëm te ‘Rruga e Kavajës’, çifti Konomi lë spitalin

Kanë lënë dje spitalin çifti Arjan dhe Vilma Konomi, afro një muaj pas aksidentit të ndodhur në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.
Më 8 maj 2022 çifti Konomi së bashku me foshnjen e tyre, vetëm disa muajsh, ishin duke kaluar rrugën në momentin kur u përplasën nga mjeti tip 'G Class" që drejtohej nga Ajas Sulejmani.
39 vjeçari, i cili po ecte me shpejtësi edhe pse semafori ishte me të kuqe, ka përplasur teksa këto të fundit po kalonin në viza të bardha
Burimet nga spitali i Traumës bëjnë të ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe gjëndja e tyre shëndetësore është përmirësuar.
Fatmirësisht foshnja shpëtoi pa marrë plagë të rënda, dhe la spitalin të nesërmen e aksidentit.
Shoferi u arrestua disa orë pas aksidentit dhe rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

