Ngordh shqiponja që u kryqëzua në një gardh në Përmet për t'u balsamosur

Shqiponja e cila u kryqëzua e gjallë në një gardh në fshatin Bual në Përmet me qëllim për t'u balsamosur, nuk u ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ngordhur.
Lajmi u konfirmua nga veterineri Ariel Vasili, i cili i shkoi në ndihmë shpendit të masakruar.

Shqiponja e llojit ‘Huta’ e kapur dhe varur në një gardh në fshatin Bual të Përmetit kishte 3 thyerje në krahun e djathtë dhe thyerje të këmbës së djathtë, siç edhe u konstatua nga veterinerët që bënë ekzaminimin mjekësor të saj.
Autorë të këtij akti makabër nuk janë arrestuar ende, por policia njoftoi dje se ka nisur hetimet.


