Krime dhe “shtëpi bari”, Gledis Nano “kursen” në publik vartësit
Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, nga Vlora kurseu vartësit që u ka besuar luftën ndaj krimit. Duke pranuar problemin me kultivimin e bimëve narkotike, kreu i Policisë tha se në Shqipëri nuk grupe të fuqishme kriminale, por vetëm mite që i kanë krijuar vetë.
Shtatë vrasje në dy muaj, dy nga të cilat të pazbuluara krahas një sërë ngjarjesh të tjera kriminale, ende nuk e kanë nxitur reagimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, ndaj vartësve siç i paralajmëroi kur u besoi sektorët kryesore të luftës ndaj krimit.
"Situata është nën kontroll dhe do të kemi rezultate shumë shpejt. Nuk mund të flas më tepër në lidhje me këto ngjarje," tha Nano.
Por problemin me kultivimin e kanabisit, kryesisht përmes shtëpive të barit nuk e mohoi.
"Muajt e fundit policia e shtetit po ndeshet me laboratorë ëpr kultivimin e kanabisit me llamba dhe askush nuk informon, askush nuk po i shikon. As OSHEE nuk bën bilancin e harxhimit të energjisë në zonë," tha Nano.
Lufta ndaj kultivimit të narkotike ishte në qendër të një takimi në Kotë të Vlorës. Aty kryeplaku i Drashovicës ia tha në sy shqetësimin.
Kryepolici Nano tha se goditja e kësaj veprimtarie do të ndikojë edhe në uljen e kriminalitetit dhe ndryshimin e perceptimit të Partnerëve të huaj.
Duke theksuar se policia e Shtetit e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër kanabisit sfidoi grupet kriminale.
"Nuk ka grupe të fuqishme, këto janë mite që i krijojnë vetë ata. Përpara policisë së shtetit dhe administratës shtetërore nuk ka grupe të forta, nuk ka të fortë."
Drejtori i Policisë së Shtetit rikonfirmoi se testi i drogës për efektivët e policisë, do të vijojë.


