Nëndrejtorët jashtë politikës, ndryshon ligji: Në shkollë regjistrohet edhe kur nuk kanë shtetësinë

Drejtorët e shkollave dhe nëndrejtorët nuk do të lejohet të vazhdojnë detyrën nëse aktivizohen në politik. Në ndryshimet e ligjit parauniversitar është vendosur që të lejohet regjistrimi i fëmijëve në shkollë edhe kur nuk kanë shtetësinë

Në institucionet e arsimit parauniversitar nuk do të lejohen as nëndrejtorë të politizuar. Edhe pse shpesh janë ngritur akuza për angazhimin deri te mësuesit për fushatat politike, në kuvend u theksua se kjo masë do të sjellë një sistem më të pavarur.

"Ne i kemi në ligj që ato nuk do të jenë me përkatësi poliitke, antëtarë të partive politike. Është e përcaktuar dhe për drejtuesit edhe për nëndrejtorët e shkollave," tha ajo.

Diskutimit për këtë projektligj nuk i shpëtoi debate për mbylljen e shkollave. Por përfaqësuesja e ministrisë sqaroi shkaqet.

"Ne e kemi të njohur faktin që numri i nxënësve ka rënë dhe për shkak të sigurimit të së drejtës të pakontestueshme të arsimimit të fmëijëve kemi qënë të detyruar të ndërmarrim këtë masë për shkollat e mesme të bashkuara," tha ajo.

Një tjetër masë që ndryshohet është dhe lejimi për tu regjistruar në shkollë edhe fëmijët që nuk kanë shtetësinë shqiptare.

"Nuk është kush të jetë me nënshtetësi shqiptare por mjafton te jetë banues në republikën e Shqipërisë," tha ai.

Sa i përket depolitizimit, në fushatat elektorale tashmë është e lejuar zhvillimi i aktiviteteve në ambientet e shkollave.

EMISIONET