Në pranga gazetari dhe punonjësi i AMP-së/ Ndryshonin dhe krijonin të dhëna të rreme të titullarëve të institucioneve

Shefi i sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, është shpallur në kërkim, ndërsa punonjësja e agjencisë në Durrës Regina Omeri 34 vjeçe dhe gazetari Ervis Hasanaga 35 vjeç janë arrrestuar nga forcat e rendit.

Në deklaratën për mediet bëhet e ditur se në bashkëpunim me njëri tjetrin ata ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti. 

Megjithatë nuk janë pasqyruar të dhëna të plota se cili ka qenë qëllimi I këtyre veprimeve, por operacioni është titulluar antonimet, një mënyrë kjo për ti dhënë kuptim masave për shkrime që tregojnë të kundërtën e realitetit.

Ndërsa shtohet se vazhdojnë hetimet për të zbuluar shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale

Sipas hetimeve Selimi, i shpallur në kërkim, komunikonte me oficeren Osmani e më tej kjo e fundit me gazetarin për publikimin e shkrimeve.

Ndërsa në portal rezultojnë disa shkrime ku flitet për gradat dhe ku përfshihen drejtuesit e lartë të policisë së shtetit. 

EMISIONET