Në ndihmë të ushtarakëve të FSK, ushtarakët e Kosovës përfitojnë zbritje nga bizneset e Shqipërisë
Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me qëllim ofrimin e lehtësirave për ushtarakët e Forcës së sigurisë së Kosovës. Mbi tridhjetë biznese nga Kosova dhe mbi pesëdhjetë hotele e resorte nga Shqipëria, ofruan zbritje në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre nga 15-25%.
Mbi 92 biznese në dy anët e kufirit kanë ofruar zbritje në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre për Forcën e sigurisë së Kosovës.
Ideja e aleancës Kosovare e Bizneseve dhe Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare tashmë është nënshkruar me Ministrin e Mbrojtjes së Kosvës me qëllim lehtësimin për ushtarakët e FSK-së.
Kryetari i Shoqatës e Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi u shpreh se kjo nismë është mirëpritur nga bizneset të cilët ofrojnë për ushtarakët zbritje me 15% gjatë sezonit dhe 25 në muajt e tjerë të vitit.
"E kanë mirëpritur të gjtihë bizneset tona. Do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. E gjithë forca e siguirsë së Kosovës do të gjejnë mikëpritjen në Shqipri. Jemi mjaft të gëzuar që ministri dhe stafi i ministrisë së mbrojtjes i ka dhënë mjaft rëndësi," tha ai.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini tha se bashkëpunimi do të vijojë pasi hapësirat ekzistojnë.
"Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona po rriten dita-ditës,por bashkëpunuimi duhet të jetë më i lartë," tha ai.
Ministri i mbrojtes Armend Mehaj, theksoi se nisma të tilla janë kuptimplote kur vullnetet e dy shteteve ndihmojnë njëra-tjetrn.
"Ne nga ushtria nuik dhamë gjë por morëm shumë. Kurdo që të nevojitet ne jemi gati të japim dhe jetën. Unë shpesh e them, ai që kupton sigurinë, kupton dhe ekonominë," tha ai.
Përfaqësuesit nga Tirana dhe Prishtina ndoqën me këtë rast aktivitetet me rastin e epopesë së UÇK-së përfshirë ndeshjen vllazërore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

