Në hetim për pronat, 8-ish zyrtarë në Lushnje e Berat pranuan dokumente jo ligjore

Në hetim për pronat, 8-ish zyrtarë në Lushnje e Berat

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori 5 punonjës të Kadastrës Lushnje dhe 3 funksionarë të Drejtorisë Vendore të ALUIZNI-t në Berat.

Ish-drejtori i drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, ish-kreu i Kadastrës dhe 2 specialistë  të saj janë akuzuar për shpërdorim detyre që kanë të bëjnë me regjistrimin e një pasurie.

KLSH ka kallëzuar dhe dy ish-drejtorë të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Berat dhe një ish-regjistrues në drejtorinë e Kadastrës së këtij qyteti. 

Kallëzimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ardhur pas auditimit të zhvilluar për procedurën e pranimit të dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

EMISIONET