Ndryshime në arsimin e lartë/ Xhelaj: Ofertat akademike po përshtaten me standardet ndërkombëtare

Ndryshime në arsimin e lartë/ Xhelaj: Ofertat akademike po

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", eksperti i arsimit Arjan Xhelaj foli mbi zhvillimet më të fundit në arsimin e lartë, duke theksuar se universitetet shqiptare po bëjnë hapa konkretë drejt ndërkombëtarizimit dhe përputhjes së programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës.

"Këtë vit ka disa ndryshime. Kemi një ripërtëritje të një numri të madh programesh studimi dhe kjo është një gjë e mirë që universitetet kanë filluar të reagojnë duke afruar ofertën akademike me kërkesat e tregut të punës. 

Edhe ndërkombëtarizimi që ka qenë një fushat gati 2-3 vjeçare nga vetë universitetet, rektorët, Ministria e Arsimit dhe vetë kryeministri për të ndërkombëtarizuar dhe binjakëzuar universitetet shqiptare, ka bërë të mundur që shumë programe fillojnë përshtaten edhe me kurrikulën ndërkombëtare.

Një rast i tillë është rasti i Universiteti Bujqësor, ku binjakëzimi me Universitetin Boku të Vjenës bëri të mundur që nga një numër shumë i madh që ata ofronin të reduktonin dhe të specializonin ofertën e tyre akademike. 

Tani për shembull Universiteti Bujqësor ka 13 programe studimi të cilat janë diploma që merret edhe në Universitetin e Vjenës dhe është më vizibël oferta akademike.

Gjithashtu ka dhe shumë programe të tjera. Këtë vit patëm rreth 35 programe nga mbi 650 mijë programe që janë në total, që janë programe komplet të reja", u shpreh Xhelaj.

 

EMISIONET