Fermerja: Qumështi i deleve nuk blihet më, fermerët e vegjël po përballen me vështirësi, shkak faturimi

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", fermerja Rigerta Loku solli në vëmendje vështirësitë që po përjetojnë fermerët e vegjël në Shqipëri, duke theksuar se mungesa e tregut dhe politikat e paqarta të faturimit po i godasin rëndë. Ajo solli si shembull rastin e një mikeshës së saj, e cila nuk po arrin të shesë qumështin e deleve, ndërkohë që produkti i kthehet mbrapsht pa asnjë paralajmërim apo arsye të qartë.

" Kjo është diçka që ndikoi bashkë me faktorë të tjerë në vështirësinë e fermerëve të vegjël për të shitur produktet e tyre, nuk është vetëm kjo, por kjo bashkë me shumë të tjera.

Marrë shkas nga një bisedë që pata me një mikeshën time e cila mbarështon dele në fushat e Lezhës dhe theksoi se kohët e fundit po has shumë vështirësi për të shitur qumështin e deleve të saj.

Delet janë me regjim gjysëm të mbyllur, por personi që i merr qumështin nga sot-nesër, biles ka shkuar ti çoj qumështin dhe ia ka kthyer mbrapsht, pa asnjë lloj njoftimi dhe paralajmërimi dhe kjo është një goditje për të si fermere por edhe për të gjithë ne në përgjithësi, pasi nuk mundet nga sot nesër mos t'i marrësh syze një fermeri pa asnjë lloj arsye evidente.

Shkaku i faturimit i lodhi në fillim, pasi këta që janë fermerë do ti gjejnë mënyrat për t'u faturuar dhe tha se u lodh shumë deri sa u mundua të rregullohet, por kjo është thjesht, puna e faturave rregullon edhe fasadën, nuk është diçka që i shkon sistemit në brendësi për ta rregulluar atë.

Nga momenti në moment, fermerja nuk ka ku të shes as sot e kësaj dite qumështin e saj", u shpreh Loku.

EMISIONET